Milwaukee ruan kreun në Lindje

21 shkurt 2020 | 13:28

Pas një pushimi 10-ditor për shkak të “All Star Game” kanë rinisur ndeshjet e NBA-së.

Skuadra e Milwaukee mposhti me rezultat 126-106 Detroitin jashtë fushe, duke ruajtur kreun në Lindje dhe mban rekordin më të mirë sezonal. Ndeshje e dominuar nga Milwaukee, ku u dallua i zakonshme Antetokounmpo, që realizoi 33 pikë e 16 rebound, mbështetur edhe nga Middleton me 28 pikë.

Jashtë fushe fitore ka regjistruar edhe Houstoni, që e mposhti me rezultat 135-105 Golden State, ndeshje që ishte një formalitet për teksanët. Të gjithë titullarët e Houstonit realizuan mbi 10 pikë, me Harden që realizoi 29 pikë e 10 asistime, ndërsa Westbrook e mbylli me 21 pikë e 10 asistime. Fitore në sekondat e fundit për Sacamenton, që mposhti 129-125 Memphisin, sfidë ku diferencën e bëri Barnes me 32 pikë.

Pas kohës shtesë triumfon skuadra e Philadelphia, që mundi me rezultat 112-104 Brooklyn, ndeshje me rivalitet dhe emocione. Embiid ishte lider në fushë për Philadelphia, autor i 39 pikëve e 16 rebound, mbështetur edhe nga Harris me 22 pikë e 12 rebound. Fiton edhe skuadra e Atlanta, që mundi 129-124 Miami, sfidë ku herë udhëhiqte njëri ekip e herë tjetri. Trae Young me 50 pikë ishte më i miri në fushë për Atlantan. /telesport/

Rezultatet

Detroit – Milwaukee          106-126
Atlanta – Miami                  129-124
Chicago – Charlotte            93-103
Philadelphia – Brooklyn    112-104
Sacramento – Memphis     129-125
Golden State – Houston    105-135

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila ka komentuar lajmin e…