Këngëtari Imeraj së shpejti do ta sjellë këngën “Vetmi”
24 shkurt 2020
| 23:17
Këngëtari i mirënjohur, Osman Imeraj, është duke punuar në projektin e tij më të ri.
Kënga po realizohet me klip dhe së shpejti do të dalë në tregun muzikor.
Dashamirët e muzikës së tij tashmë janë në pritje të këngës, të titulluar “Vetmi”, shkruan “Epoka e re”.
Këngëtari Imeraj për këngën e re i ka njoftuar ndjekësit e tij të rrjetit social Facebook, duke e shkruar në mbishkrim të fotografisë: “Së shpejti… Vetmi”.
Ndjekësit e tij natyrisht po e urojnë për realizimin e projektit të tij.
Imeraj, nga të afërmit dhe miqtë njihet me nofkën “Osi”./Epoka e re/