Piraj: Besoj së në Kosovë po fillon epoka e zhvillimit të hovshëm ekonomik
Pronari i kompanisë “Meka Halal Food”, Burim Piraj, është shfaqur optimist se me krijimin e institucioneve të reja, edhe në Kosovë do të fillojë epoka e zhvillimit të hovshëm ekonomik.
Në këtë drejtim, Piraj beson se Qeveria e re e Kosovës do të jetë krah i fuqishëm i zhvillimit të sektorit prodhues në vend.
Piraj, i cili është ndër të rrallët, apo ndoshta i vetmi pronar i një kompanie që ka vendosur që paga minimale për punëtorët të jetë 350 euro në neto, ka thënë se ky vendim është pritur shumë mirë. “Nuk kemi pas asnjë stimulim, përkundrazi kemi ende lëndë të parë që paguajmë taksë doganore. Nuk është lehtë aspak të mbahet kompania jo vetëm në Kosovë po gjithkund në botë, për të mbajtur kompani së pari duhet guxim për të filluar një biznes më pas duhet shumë punë, përkushtim dhe seriozitet në fazën e parë e më pas duhet dije dhe aftësi drejtuese. Nuk kemi pas asnjë stimulim, përkundrazi kemi ende lëndë të parë që paguajmë taksë doganore dhe kemi qenë të trajtuar shumë keq me furnizim me energji elektrike edhe pse jemi fabrikë dhe njëherë dhe firma më e madhe punëdhënëse në Sharr”, ka thënë Piraj për gazetën “Evropa”