26 525 raste aktive me Covid në Kosovë
03 shtator 2021
| 15:01
Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se në Kosovë janë edhe 26 525 raste aktive me Covid.
“Nga 12 558 testime, 1 448 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin Covid-19. Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 26 raste të vdekjes. Sot janë shëruar 1 421 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 120 892. Në total numri i rasteve aktive është 26 525”, ka njoftuar MSh-ja.