26 688 raste aktive me Covid në Kosovë
05 shtator 2021
| 15:35
Ministria e Shëndetësisë (MSh) ka njoftuar se në Kosovë janë edhe 26 688 raste aktive me Covid-19.
“Nga 10 614 testime, 890 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin Covid-19. Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 24 raste të vdekjes. Sot janë shëruar 1 712 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 123 852. Në total numri i rasteve aktive është 26 688”, ka njoftuar MSh-ja.