Më 26 mars miqësorja Shqipëri-Norvegji
03 janar 2018
| 10:30
Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) ka arritur marrëveshje me Federatën e Futbollit të Norvegjisë për të luajtur një ndeshje miqësore në fund të muajit mars.
Sipas marrëveshjes së arritur ndeshja miqësore në mes këtyre dy vendeve do të zhvillohet me 26 mars në “Elbasan Arena”.
Shqipëria dhe Norvegjia janë përballur katër herë, të dyja këto kombëtare kanë fituar nga një ndeshje, kurse dy ndeshje të tjera kanë përfunduar në barazim.
Redaksia online
(e.r. / epokaere.com)