26 MARSI, 82-VJETORI I LINDJËS SË ISMAIL HARADINAJT, EMBLEMËS SË SHQIPTARISË

26 mars 2025 | 10:00

Shkruan: Astrit Gashi

Sot, më 26 mars, shënojmë 82-vjetorin e lindjes së një burri që nuk i takoi vetëm familjes së tij, por mbarë kombit shqiptar Ismail Haradinaj.
Një njeri që nuk kërkoi tituj, nuk kërkoi lavdi për veten, por e bëri jetën e tij një betejë të pandalshme për liri. Historia nuk e njeh si një njeri të zakonshëm, por si trurin e rezistencës kombëtare, ideologun e lëvizjeve çlirimtare dhe zëdhënësin e pashuar të lirisë.

Dikur, pushtuesit e dënuan në “emër të popullit” sepse lufta për lirii ishte krimi i tij i vetëm!
Por historia dëshmon ndryshe: nuk ishte ai që u gjykua, por vetë padrejtësia! Nuk ishte ai që u gjunjëzua, por ata që menduan se me pranga mund të ndalonin një ideal një popull!

Burgosjet nuk e ndalën! Persekutimi nuk e gjunjëzoi! Mohimi nuk e tundi!
Ai e dinte se rruga e lirisë është e gjatë, e dhimbshme dhe shpesh e padrejtë, por ajo nuk është për ata që dorëzohen është për ata që mbijetojnë dhe triumfojnë! Dhe ai mbijetoi, duke i lënë brezave një amanet të shenjtë:

“Mos u ndalni kurrë derisa të vijë fitorja e plotë e LIRISË!”

Kulla e tij nuk ishte thjesht një shtëpi, por një kështjellë!
Një fortesë që nuk e pushtuan dot as burgjet, as përndjekjet, as tradhtitë. Historia nuk mbaroi me të. Nasimi, Naimi, Agroni – tani lart në qiell dhe gjithë familja Haradinaj vijojnë të jenë në ballë të sfidave, sepse ky është çmimi i qëndresës!

Nga 5 maji 2009, Ismail Haradinaj ka fituar përjetësinë si Hero i Kombit!
Sot, në 82-vjetorin e tij, ne nuk kujtojmë vetëm një njeri, por një epokë!
Një shembull. Një betim që vazhdon të mbajë gjallë frymën e lirisë!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Argjentina ka shënuar një fitore të thellë kundër Brazilit në…