26 personat e infektuar me Covid-19 janë nga këto komuna

16 prill 2020 | 23:31

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK), ka bërë me dije se 26 rastet e reja me Covid-19, gjashtë janë komuna e Suharekës, dhe nga tre nga komuna e Gjilanit, Vitisë dhe Lipjanit.

“Rastet pozitive janë raste kontakti, gjashtë (6) raste nga komuna e Suharekës (sipas vendbanimit: katër (4) raste Vraniq, një (1) rast Bukosh dhe një (1) rast Krushicë e poshtme), katër (4) raste me vendbanim në Prishtinë, tre (3) raste nga komuna e Gjilanit (sipas vendbanimit: dy (2) raste Gjilan dhe një (1) rast Lladovë), tre (3) raste me vendbanim në Lipjan, tre (3) raste nga komuna e Vitisë ( sipas vendbanimit: dy (2) raste Smirë dhe një (1) Viti), dy (2) raste nga komuna e Leposaviqit (sipas vendbanimit: një (1) rast Leposaviq dhe një (1) rast Graniçan), dy (2) raste nga komuna e Kamenicës ( sipas vendbanimit:një (1) rast Kamenicë dhe një (1) rast Hodonovc) dhe me nga një (1) rast: Samadrexhë-Vushtrri, Pollatë-Podujevë dhe Pjetërshticë-Shtime”, ka njoftuar IKSHPK.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
E përditshmja franceze, “Le Figaro” ka zbuluar listën e dhjetë…