26 qendra të votimit në veri i plotësojnë kriteret ligjore për vendndodhjen e tyre

28 mars 2024 | 14:43

Në mbledhjen e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) është prezantuar një raport i përgjithshëm lidhur me përgatitjet e deritashme për organizimin e procesit të votimit për apo kundër largimit të kryetarëve të komunave Leposaviq, Zubin Potok, Zveçan dhe Mitrovicë e Veriut.

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, ka ndarë detaje nga ky raport.

Ai ka thënë se sipas raportit, Komisionet Komunale të Zgjedhjeve në këto katër komuna janë funksionale dhe aktualisht janë duke bërë vlerësimin e qendrave të votimit që do të përdoren për procesin e votimit më 21 prill.

“Sipas të dhënave nga ky proces i vlerësimit, është konstatuar se të gjitha qendrat e votimit, 26 sosh, në komunat Mitrovicë e Veriut, Zveçan dhe Zubin Potok, i plotësojnë kriteret ligjore për vendndodhjen e tyre, ndërsa një numër i vogël nuk kanë qasje të lehtë për personat me nevoja të veçanta. Procesi i vlerësimit të qendrave të votimit në Komunën e Leposaviqit, ku numri i tyre është më i madh, 18 sosh, është duke vazhduar”, ka thënë Elezi.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
16-vjeçari Olti Hyseni shënoi golin e tij të parë në…