26 raste të reja me Covid dhe 169 të vaksinuar
Ministria e Shëndetësisë (MSh) ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë janë raportuar 26 raste të reja me Covid dhe janë shëruar 32 persona.
Po ashtu, kjo ministri ka njoftuar se gjatë kësaj periudhe kohore janë dhënë 169 doza të vaksinës kundër Covidit, raporton “Epoka e re”.
“Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.823.443 doza të vaksinës. Deri më sot 820.972 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. Deri më sot janë dhënë 100.506 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër Covid-19. Nga 818 testime, 26 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin Covid-19. Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes. Sot janë shëruar 32 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 224.000. Në total numri i rasteve aktive është 544”, ka njoftuar MSh-ja.