26 raste të reja me Covid në Shqipëri

22 maj 2022 | 17:22

Asnjë humbje jete dhe 26 raste të reja me Covid-19 janë regjistruar gjatë 24 orëve të fundit në vend.

Ministria e Shëndetësisë bën me dije se janë kryer 445 testime.

Rastet pozitive janë shënuar në këto bashki: 14 në Tiranë, 7 në Fier, 2 në Shkodër, nga 1 qytetar në Durrës, Himarë, Përmet.

Janë 242 qytetarë aktivë me Covid19 në gjithë vendin. Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 4 pacientë.

Janë shëruar 34 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 272,125 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (22 Maj 2022)

Raste të reja ditore 26
Të shëruar në 24 orë 34
Të shtruar në spitale 4
Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 445
Testime totale 1,822,887

Raste pozitive 275,864
Raste të shëruara 272,125
Raste Aktive 242
Humbje jete 3,497

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 143
Fier 30
Korçë 14
Vlorë 13
Gjirokastër 12
Shkodër 11
Elbasan 6
Lezhë 6
Berat 3
Durrës 2
Dibër 2

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kim Kardashian tregoi figurën e saj trupore në një kostum…