Më 26 shkurt vazhdon dialogu Kosovë-Serbi
18 shkurt 2018
| 19:33
Maja Kociançiq, zëdhënëse e Përfaqësueses së lartë të BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Federica Mogherini, ka njoftuar sot, se takimi i ardhshëm në mes të delegacioneve të Kosovës dhe Serbisë do të zhvillohet më 26 shkurt në Bruksel.
“Dëshiroj t’iu informoj se të dy palët janë pajtuar që raundi i ri i bisedimeve në nivel teknik, të zhvillohet më 26 shkurt në Bruksel, për të diskutuar zbatimin e marrëveshjeve të dialogut”, deklaroi ajo.
Bisedimet e parapara për datën 16 janar, ishin shtyrë për një datë të pacaktuar, pasi në po atë ditë ishte njoftuar për vrasjen e politikanit serb në Mitrovicën Veriore, Oliver Ivanoviq. Dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, për çështje teknike, ka nisur në mars të vitit 2011./REL/