26 të shëruar dhe 5 raste të reja me Covid në Malishevë
13 shkurt 2022
| 17:44
Në 24 orët e fundit, në territorin e Komunës së Malishevës, 26 persona janë shëruar nga covid-19, ndërsa janë regjistruar 5 raste të reja. Kjo është konfirmuar nga ana e IKSHPK, IRSHP në Prizren dhe QKMF në Malishevë, në komunikimin e rregullt me shtabin emergjent komunal në Malishevë, si dhe përmes komunikimit me rastet në terren.
Gjendja e përgjithshme me covid-19 në Komunën e Malishevës, është kjo: Nga fillimi i pandemisë, e deri më sot, me covid-19 janë regjistruar 3378 raste, prej tyre 3151 janë shëruar, 86 kanë vdekur dhe aktiv me covid janë 111 persona.