26 të vdekur dhe 1 421 raste të reja me Covid
03 shtator 2021
| 14:59
Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit kanë ndërruar jetë 26 persona nga Covidi dhe janë paraqitur 1 421 raste të reja me koronavirus.
“Nga 12 558 testime, 1 448 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin Covid-19. Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 26 raste të vdekjes. Sot janë shëruar 1 421 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 120 892. Në total numri i rasteve aktive është 26 525”, ka njoftuar MSh-ja.