26-vjeçari në Ferizaj gjendet i vdekur në banesë, policia nis hetimet

03 dhjetor 2024 | 08:44

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur të hënën në një familje në Ferizaj. Në rrethana të dyshimta, një i ri u gjet i vdekur në banesën e tij, në rrugën ‘Enver Topalli’. Policia tashmë ka nisur hetimet lidhur me rastin dhe janë zbuluar disa detaje për këtë rast që tronditi familjen e viktimës.

Siç merr vesh Sinjali, rasti ka ndodhur në orët e pasditës dhe bëhet fjalë për një 26-vjeçar, i cili është gjetur nga motra e tij i shtrirë në dhomë dhe pa shenja jete.

Posa rasti është raportuar nga familja, në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse, përfshirë ekipin mjekësor të Emergjencës.

Pas ekzaminimeve për shenja vitale, mjeku ka konstatuar vdekjen e të riut dhe më pas është tërhequr trupi i pajetë për t’u dërguar për obduksion.

Në vendngjarje policia ka kryer ekzaminimet e nevojshme dhe ka marrë informacionet e para për këtë rast të rëndë.

Të njëjtat burime kanë bërë me dije se dyshimet e para lidhen me përdorimin e tepërt të barnave nga i ndjeri dhe një gjë e tillë pritet të konfirmohet tutje.

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit është iniciuar rasti dhe do të ndërmerren veprime tjera brenda afatit ligjor.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Dhuna në familje, kushtet e jetesës, rrethanat ekonomike e depresioni…