26 vjet nga masakra në tregun e Mitrovicës (Video +18)

13 mars 2025 | 07:58

Në Mitrovicë sot përkujtohet masakra që ndodhi në tregun e këtij qyteti 26 vjet më parë e ku pati viktima dhe qindra të plagosur.

Atë kohë forcat serbe sulmuan me minahedhës derisa tregu ishte përplot me njerëz, ndërsa si pasojë mbetën të vdekur gjashtë qytetarë, në mesin e të cilëve kishte fëmijë dhe gra, ndërsa u plagosën edhe 128 të tjerë.

Përfaqësues të institucioneve komunale dhe asociacioneve të tjera në Mitrovicë, familjarë të viktimave e martirëve, si dhe qytetarë tjerë, çdo vit mblidhen në vendin e ngjarjes në nderim të viktimave të masakrës së tregut në Mitrovicë, që ndodhi 22 vjet më parë.

Pasojat shëndetësore e psikologjike të këtij sulmi të ushtrisë dhe policisë serbe i vuajnë edhe sot shumë prej atyre që ishin atë ditë në treg.

Agjencia e lajmeve Associted Press, më 13 nars 1999 ka regjistruar pamjet nga vendi i krimit, pak momente pas hedhjes së granatës nga serbët.

Pamjet tregojnë edhe fëmijë të mbytur nga granata, përderisa çuditërisht atë ditë asnjë serbë nuk ishte dalë si shitës apo blerës në treg.

Pamjet u transmetuan para një kohe edhe nga RTK-ja.

Pamje të tmerrit më 13 mars 1999 në tregun e Mitrovicës (Video +18)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në ditën e shtunë, 15 mars, përfaqësuesit e Qeverisë së…