​26 vjet nga rënia e Shkëlzen Haradinajt

16 prill 2025 | 08:28

Sot shënohet 26-vjetori i rënies së luftëtarit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, gjeneral Shkëlzen Haradinaj, i cili ishte komandant për Operacione Luftarake i Zonës Operative të Dukagjinit dhe tre eprorëve të lartë të Brigadës 131 “Jusuf Gërvalla”, Hasim Halilaj, Fatmir Nimanaj dhe Luan Nimanaj, të rënë në betejën e Maznikut.

Shkëlzen Haradinaj lindi më 25 mars 1970 në Gllogjan dhe konsiderohet si një ndër figurat kryesore të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe sinonim i shumë betejave të Dukagjinit.

Rënia e Shkëlzenit, që kishte bërë gjashtë vjet luftë pa kompromis, ishte një humbje e madhe për UÇK-në, familjen dhe mbarë popullin shqiptar.

Shkëlzen Haradinaj është vëllai i gjeneral Luan Haradinajt, i cili kishte rënë më 6 maj të vitit 1997 në kufirin shqiptaro-shqiptare, derisa me një grup bashkëluftëtarësh po hynin në Kosovë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti amerikan Donald Trump ka nënshkruar një urdhër ekzekutiv për…