26 vjet nga rënia heroike e Dr. Lec Gradicës
Nesër, më 24 shtator bëhen 26 vite nga rënia heroike e Dr. Lec Gradicës, themeluesit të Spitalit të Parë Ushtarak në Brigadën 114 të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Flijimi për Liri e humanizem na bënë të ndihemi krenar e ta kujtojmë për jetë e mot me nder!
Idealin e misionin tënd humanitar me profesionalizem, guxim e trimëri e dëshmove me sakrificën sublime, duke qendruar deri në frymën e fundit në shërbim të Atdheut.
Kronologjia e familjes e dëshmonë këtë brez pas brezi. Emrin e Lec Gradicës së parë e trashëgove dhe me plotë meritë e lartësove, si dy ëmblema të çmuara në historiografinë kombëtare.
Me rastin e shënimit të 26 vjetorit të rënies së Heroit Dr. Lec Gradica, nesër në ora 11:00, bëhen homazhe në Kompleksin e Varrezave të Dëshmorëve në Morinë të Skënderajt.
Lavdi e përjetshme gjithë dëshmorëve të Atdheut!
Marrë nga Ajet Leci