26 vjet nga revolucioni i ndryshimit
01 tetor 2023
| 08:18
Sot mbushen 26 vjet nga protestat e Lëvizjes Studentore të vitit 1997.
Ishte Lëvizja Studentore e atëhershme që organizoi protestat, të cilat u organizuan për ta kundërshtuar pushtimin e Kosovës nga Serbia dhe kthimin e studentëve në objektet universitare, nga ku studentët ishin dëbuar nga regjimi i Slobodan Millosheviqit në fillim të viteve ’90.
Përpos masave të dhunshëm që regjimi kishte vendosur vite më parë në universitet, dëboi studentë e profesorë nga universiteti dhe imponoi planprogramin serb për mësim.
Këto protesta konsiderohen si një ndër aktet më të rëndësishme të asaj kohe. Për t’i shpërndarë protestuesit paqësorë, policia serbe përdori dhunë ndaj tyre dhe profesorëve.