26 vjet nga rrëmbimi i Xhavit Hazirit në Prishtinë
Më 17 shtator 1998, në Prishtinë, policia serbe kidnapon në mënyrë tinëzare dhe zhduk pa gjurmë heroin e kombit Xhavit Haziri.
Xhaviti ishte intelektual, veprimtar, ideolog e organizator me shkathtësi të jashtëzakonshme.
Xhavit Haziri ishte një nga veprimtarët më të devotshëm të çështjes sonë kombëtare. Ai qysh nga mosha e hershme rinore u aktivizua në organizatat ilegale që luftonin për çlirim e ribashkim kombëtar, duke qenë njëri nga udhëheqësit më të merituar të strukturave drejtuese të këtyre organizatave.
Intensiteti kulmor i veprimtarisë së tij patriotike, me shembuj konkret, nga viti 1985 e këndej ishte i pandërprerë derisa e rrëmbyen kriminelet e UDB-ës serbe.
Kontributi i tij në rritjen e shkallës së rezistencës kundër pushtuesve dhe organizimin e kryengritjes ishte i madh.
Xhavit Haziri, shpallet Hero i Kosovës për kontributin e tij ndaj atdheut më 26 nëntor të vitit 2010 nga Jakup Krasniqi, ish-ushtrues i detyrës së Presidentit të Kosovës.
Ai tashmë i përjetësuar në bronz i bënë roje lirisë së atdheut.