
26 vjet pas çlirimit dhe 17 vjet pas pavarësisë së Kosovës, nënë Stana do të dekorohet me medalje Presidenciale
26 vjetori i çlirimit të Kosovës e i largimit përfundimtar të Serbisë pushtuese jashtë kufijve të Kosovës, por edhe 17 vjetori i Pavarësisë së Kosovës, e gjejnë Nënë Stanën, në kulmin e nderimeve të figurës së saj dhe të kontributeve të mëdha, që Ajo i ka dhënë në luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës!
Nderimi më i madh në Kosovën e lirë dhe të pavarur, për figura e personalitete të shquara, me kontribute të mëdha e të veçanta, është dekorata presidenciale!
Me dekorim presidencial, në 17 vjetorin e shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, në moshën 77 vjeçare të Saj, Nënë Stana, Nëna heroinë e UÇK-së, bukëdhënsja historike e luftëtarëve çlirimtar, më 18 Shkurt 2025, në ora 12:00, në ceremoninë solemne në Sallën e Filharmonisë (përballë Sallës së Kuqe) në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë, nderohet duke u dekoruar me medalje presidenciale!
Disa metra larg simbolit të Pavarësisë së Kosovës NEW BORN, Heroina e gjallë e luftës së UÇK-së, malsorja tipike si në legjenda, Nëna shqiptare katolike, Nënë Stana, mbulohet me aurelën e nderimit suprem në Kosovë!
Ismet Sylejmani,
Prishtinë, 17 Shkurt 2025!