
26-vjetori i masakrës së Izbicës, përkujtohen 147 civilët shqiptarë të vrarë nga forcat serbe
Komuna e Skenderajt sot ka përkujtuar Masakrën e Izbicës, ku forcat serbe gjatë luftës kishin vrarë e masakruar 147 civilë shqiptarë.
Në 26-vjetorin e kësaj masakre, janë bërë nderime nga zyrtarë komunalë dhe përfaqësues të organizatave të dala nga lufta e UÇK-së.
Nënkryetari i Skenderajt, Sami Lushtaku, ka vlerësuar se ky ishte një krim i rëndë ndaj popullatës civile.
“Në nderim dhe përkujtim të 147 viktimave të Masakrës së Izbicës në 26 vjetorin e rënies, ku forcat serbe ekzekutuan barbarisht burra, gra e pleq të pafajshëm. Ky krim i rëndë i kryer ndaj popullatës civile me 28 mars 1999 në Izbicë është plagë e thellë që nuk shërohet dhe dëshmi e qartë e gjenocidit serb mbi popullin shqiptar të Kosovës. Lavdi e përjetshme për viktimat e Masakrës së Izbicës dhe të gjithë martirët e lirisë”, ka shkruar Lushtaku në “Facebook”.