![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2021/11/auto_covid_test_image_750x4501630091917-600x360-1.jpg)
264 raste të reja me Covid në Kosovë
08 janar 2022
| 15:00
Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, nga 7.125 testime, 264 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.
Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.
Sot janë shëruar 10 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 158.131.
Në total numri i rasteve aktive është 1.251.
Në 24 orët e fundit janë dhënë 2.877 doza të vaksinës kundër COVID-19.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.690.659 doza të vaksinës.
Deri më sot 789.306 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.