269 raste të reja me Covid në Kosovë
08 gusht 2021
| 15:03
Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, nga 4.492 testime, 269 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin Covid-19.
Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.
Sot janë shëruar edhe 25 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 105.757.
Në total numri i rasteve aktive me Covid është 1.903.