Rreth 7,000 teste për koronavirus arrijnë në Kosovë
27 mars 2020
| 16:39
Rreth 7 mijë teste të reja, që shërbejnë për të testuar pacientët që dyshohen se janë infektuar me koronavirus, kanë arritur në Kosovë.
Lajmi është bërë i ditur për “Radion Evropa e Lirë”, nga Faik Hoti, drejtor i departamentit për informim në Ministrinë e Shëndetësisë. “Materialet ose testet janë në Kosovë dhe ato mund të shfrytëzohen nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës”, ka thënë Hoti.
Sipas tij, testet janë sjellë nga Shtetet e Bashkuara, Gjermania dhe Anglia, përmes një kompanie vendore.
Në Kosovë janë të infektuar 86 persona me koronavirus, ndërsa një pacient ka humbur jetën.
Qeveria, tani në detyrë e Kosovës, ka shpallur gjendje emergjente për shëndetin publik./REL