27 marsi i ’99-s, ndër ditët tona më të përgjakshme
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka përkujtuar sot, më 27 mars, vrasjen e civilëve shqiptarë nga forcat serbe në Krushë, Obiliq, Fushë-Kosovë dhe Pejë. Sipas Haradinajt, 27 marsi i 1999-s ishte ndër ditët më të përgjakshme të luftës çlirimtare.
Komenti i Haradinajt:
27 marsi 1999 ishte ndër ditët më të përgjakshme të Luftës Çlirimtare.
Aparatura gjenocidale serbe e mobilizuar në çdo cep të Kosovës, vazhdoi me vendosmëri zbatimin e planit afatgjatë për shfarosjen e shqiptarëve.
Kujtojmë sot me përulje martirizimin e civilëve të pambrojtur në Krushë të Vogël, Obiliq, Fushë Kosovë dhe Dardani të Pejës.
Sot, 21 vite pas rënies së tyre, Kosova ka ushtrinë e saj, që është e gatshme të ballafaqohet secilin agresor, e që kurrë të mos përsëriten masakra të tilla kundër popullit të saj.
Lavdi të rënëve për liri!