27 nxënës të vrarë në Indi pas përplasjes së autobusit të shkollës
09 prill 2018
| 19:36
Të paktën 27 fëmijë janë vrarë pasi autobusi i tyre i shkollës u përplas nga një rrugë malore në ultësirën e Himalajeve.
Sipas policisë indiane, në mesin e të vdekurve ka të përfshirë fëmijë të moshës 4 deri në 12 vjet.
Zyrtari policor Sunil Kumar tha se hetimet fillestare tregojnë se shoferi i autobusit po shpejtonte dhe humbi kontrollin në buzë të grykës, duke rënë rreth 60 metra në tokë më poshtë.
Ekipet e shpëtimit po vazhdonin të gërmonin nëpër rrënoja duke kërkuar për më shumë të mbijetuar, tha Kumar, njofton Klan Kosova.