27 persona të vdekur në një ceremoni përkujtimore në Kabul
06 mars 2020
| 15:07
Një person i armatosur ka shtënë me armë zjarri në një ceremoni përkujtimore në Kabul, duke lënë të vdekur të paktën 27 persona.
Ky është sulmi i parë në kryeqytetin afgan prej kur Shtetet e Bashkuara dhe talibanët janë pajtuar për tërheqje të trupave.
Ministria e Shëndetësisë ka thënë se 29 persona janë plagosur më 6 mars, gjatë përkujtimit të vdekjes së Adbul Ali Mazarit, ish-liderit të komunitetit hazara, që është vrarë më 1995, pasi ishte burgosur nga mlitantët.
Talibanët kanë mohuar menjëherë pretendimet nëse kanë qenë mbrapa sulmit.
Ali Mazari ka qenë pjesëtar i komunitetit shiit.