27 vite më parë Totti debutoi në Seria A
28 mars 2020
| 16:24
Kanë kaluar ekzaktësisht 27 vjet nga 28 marsi 1993, ditën kur Vujadin Boskov doli nga fusha për t’i lënë vendin 17-vjeçarit Francesco Totti, i cili debutoi në Serie A në minutat e fundit të Brescia-Roma.
Një histori dashurie e ndërtuar me trofe e arritje (786 prezenca e 307 gola) që vazhdoi deri një vit më parë, kur si drejtues ish-kapiteni legjendar i tha lamtumirë klubit të cilit i dedikoi gjithë karrierën e tij.
Një rrugëtim i rëndësishëm, që ish-kapiteni ka dashur ta festojë me një mesazh në Instagram: “Kanë kaluar 27 vjet dashuri, pasioni, e besnikërie. Kam pasur fatin të mbaj veshur të vetmen fanellën që kam dashur vërtetë… Një dashuri që nuk do të ketë kurrë fund”.
https://www.instagram.com/p/B-RlMdQBvzf/?utm_source=ig_web_copy_link