
27-vjeçari në Itali mbytet duke ngrënë pica
28 mars 2023
| 21:29
Një ngjarja tragjike ka ndodhur në Itali. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Aquino të Frosinones.
Siç raportojnë mediat, një 27-vjeçar i cili vdiq duke ngrënë pica. Djaloshi me origjinë kineze, u mbyt nga një kafshatë që sapo e kishte gëlltitur.
Skena rrëqethëse ndodhi në sy të prindërve të tij, të cilët fatkeqësisht nuk patën mundësi ta ndihmonin.
Gjithashtu, edhe ndihma e ekipit emergjent ishte e padobishme.