27-vjeçari nga Gjilani po lufton me jetën, i duhen 100 mijë euro për shërim në Turqi

18 janar 2022 | 17:22

Drinor Gashi, 27 vjeçari nga Gjilani, i cili po vuan nga një sëmundje të rëndë është dërguar për trajtim në një spital në Turqi, ku po lufton me jetën.

Ai ka nevojë urgjente për mbështetjen e secilit që ka mundësi, pasi nevojiten 100 mijë euro për shërimin e tij.

Lajmin e ka bërë të ditur Fondacioni Humanitar Avni Hyseni, ku ka kërkuar ndihmë financiare.

“Drinor Gashi 27 vjeçari nga Gjilani i vetmi djalë i familjes Gashi i goditur nga shumë sëmundje, për shkak se infeksioni ka dëmtuar mushkëritë, të dy veshkat (dializë), infeksion në melçi dhe zemër dhe është i intubuar nën përkujdesjen intensive në Spital në Turqi. Ai po lufton me jetën në çdo moment dhe ka nevojë urgjente për mbështetjen e secilit bamirës kudo në Kosovë dhe diasporë”, thuhet në njoftim.

“Fondacionit Humanitar Avni Hyseni në emër të familjes Gashi i drejtohet bamirësve për ndihmë e që përmes ndihmes tuaj t’iu lehtesojmë dhimbjen dhe frikën e familjes Gashi po edhe mundesinë që ta shpëtojmë jetën e Drinorin të vetmin djalë dhe vëlla duke e siguru shumën e nevojshme”, thuhet tutje.

Mundësitë për ndihmë për Drinorin janë:

Deponimi në llogarinë bankare të Fondacioni Humanitar Avni Hyseni.

Rruga Ramush Lajqi, Pejë, 30000 Kosovë.

Transfer brenda Kosovës në llogarinë bankare në Banka Kombetare Tregtare: 1920004242031191

Transfer jashtë Kosovës ne llogarinë bankare, Banka Kombetare Tregtare:

IBAN : XK05 1920004242031191

SWIFT CODE: NCBAXKPR

Nr kontaktit: +38349853112

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Emisari i Bashkimi i Evropian (BE) për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav…