27-vjeçari nga Kosova përplas për vdekje këmbësorin në Rrugën e Kombit

15 maj 2024 | 12:51

Një shofer nga Kosova ra në prangat e policisë në Kukës pasi përplasi për vdekje një person.

Burime zyrtare të policisë bëjnë të ditur se ngjarja ndodhi mbrëmjen e së martës në autostradën “Milot-Morinë”.

Viktimë nga kjo ngjarje mbeti një këmbësor rreth të 60-tave, identiteti i të cilit nuk dihet ende.

“Shërbimet e Njësisë së Sigurisë Rrugore në autostradën “Milot-Morinë” arrestuan në flagrancë shtetasin A. M., 27 vjeç, banues në Prishtinë, pasi rreth orës 21:30, të datës 14.05.2024, në fshatin Gjegjan, me automjetin që drejtonte, ka përplasur një shtetas ende të paidentifikuar, këmbësor, rreth 60 vjeç, i cili si pasojë ka humbur jetën në vendngjarje.

Materialet  procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës, për veprime të mëtejshme”, tha policia në një njoftim për mediat.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Dy selektorët e Kosovës në hendboll, Bujar Qerimi e Agron…