27-vjeçari nga Kosova vozit njërën nga veturat më të përfolura në botë
Si 24-vjeçar, me biçikletë bënte rrugën çdo mëngjes nga banesa e tij për në zyrat e NASA-s, por tani shëtit rrugët e Amerikës me veturën e tij eleltrike Tesla.
Inxhinieri, Xhafer Rama, i cili ka rrëfyer për Telegrafin për sukseset e tij në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ka thënë se në kohën kur ka punuar në NASA, ka shkuar në punë me biçikletë.
“E pata marrë një banesë me qira afër zyrave aty. E aty me biçikletë kam shku te porta kryesore, me biçikletë kthehesha në mbrëmje”, shprehet Rama.
Disa vite më vonë, e gjithë puna e tij u shpërblye.
Përveç punës së NASA, ai ka vazhduar punën e tij në kompani të tjera të mëdha në SHBA.
Teksa nga dhjetori i vitit 2021, ai vozit njërën nga veturat më moderne elektrike dhe më të përfolura në botë, një Tesla.
“Me të vërtetë ne po bëhemi të parët. Ia ka vlejt ai ndryshim.Tash jam shumë falënderues që e mora, tash kah fundi i dhjetorit të vitit të kaluar. Po është interesant se është me rrymë. Vetura shumë e mençur, të tregon para se me ndodh aksidenti, frenon për ty, tregon a je në vijë tamam”, tregon Rama për Telegrafin.
Ndryshe, inxhinieri softuerik, Xhafer Rama nga Turuqica e Podujevës është i pari shtetas nga Kosova që në sistemin e NASA-s bëri të mundur të njihej edhe Republika e Kosovës si shtet.
Në mesin e qindra aplikantëve, në moshën 24-vjeçare ai arriti që me punën e tij t’i bashkohet Agjencisë Kombëtare Hapësinore Amerikane, që njihet me akronimin NASA.
Ai ka rrëfyer për Telegrafin gjithë përvojën e tij në këtë institucion prestigjioz dhe punën që bëri në shërbim të Departamentit amerikan për Punë të Brendshme.