27 vjet nga rënia e Luan Haradinajt, Krasniqi: Ishte frymëzim për luftëtarët e lirisë

06 maj 2024 | 13:27

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, ka kujtuar në përvjetorin e 27-të rënies heroin Luan Haradinaj.

Krasniqi ka deklaruar se Haradinaj ka qenë frymëzim për brezat pasues të luftëtarëve të lirisë.

“Ndonëse rrugëtimi i tij i fundit drejt Kosovës mbeti në gjysmë, ideali për Kosovën e lirë, për të cilin Luani u flijua, shërbeu si burim frymëzimi për brezat pasues të luftëtarëve dhe u finalizua me çlirimin e vendit”.

“Sypatrembur e zemërluan, guximtar dhe atdhetar. Kështu do të kujtohet përherë heroi Luan Haradinaj. Lavdi jetës dhe veprës së tij!”, ka shkruar Krasniqi në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ardhjen e mundshme të ish-presidentit të Sllovenisë, Borut Pahor, në…