
27 vjet nga sulmi i parë mbi Familjen Jashari
23 dhjetor 2018
| 19:23
Po ofrohet 27 vjetori i sulmit të parë të forcave policore dhe ushtarake në Familjen e madhe të komandantit legjendar Adem Jashari.
Fundi i dhjetorit të vitit 1991 për familjen Jashari dhe për Kosovën shënoi një moment të rëndësishëm sepse pikërisht aty krisi pushka e parë e lirisë për t’u përhapur në çdo kënd të Kosovës.
Këtë ditë të 30 dhejtorit të vitit 1991 do ta shënoj komuna e Skenderajt me disa aktivitete.
Përveç homazheve organizohet edhe aktivitete nga Ansambli Kombëtar i Këngëve dhe Valleve “Shota” dhe Ansambli “Drenica”
Këto aktivitete organizohen nga Drejtoria për kulturë, rini dhe sport e komunës së Skenderajt.