27 vjet nga sulmi ndaj familjes Jashari
30 dhjetor 2018
| 09:49
Sot shënohet 27-vjetori i sulmit të parë të forcave të armikut kundër familjes Jashari në Prekaz.
Për të shënuar këtë ditë, nga ora 10:00 do të bëhen homazhe te varrezat e dëshmorëve në Kompleksin Memorial në Prekaz.
Po ashtu nga ora 14:30, në Qendrën e Kulturës në Skenderaj, do të mbahet një koncert.
Ky aktivitet organizohet nën patronatin e kryetarit të Skenderajt, Bekim Jashari, në bashkëveprim me OVL të UÇK-së, si dhe ansambli “Shota” dhe “Drenica”.