
27-vjetori i ‘Epopesë së UÇK’-së, Qeveria themelon Këshillin Shtetëror
Qeveria ka mbajtur dje mbledhje elektronike, në të cilën ka themeluar Këshillin Shtetëror për shënimin e 27-vjetorit të “Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK)” në këtë përbërje:
Ejup Maqedonci, ministër i Mbrojtjes, kryesues;
Fadil Nura, Kryetar i Komunës së Skenderajt, bashkëkryesues;
Hajrulla Çeku, ministër i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, anëtar;
Elbert Krasniqi, ministër i Administrimit të Pushtetit Lokal, anëtar;
Bashkim Jashari, komandant i Forcës së Sigurisë së Kosovës, anëtar;
Gazmend Hoxha, drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, anëtar; dhe
Përfaqësues nga organizatat e dala nga lufta e UÇK-së, anëtar,
Në komunikatën e dërguar për medie është thënë se me këtë vendim, Zyra e Presidentes, Kuvendi i Kosovës dhe Asociacioni i Komunave të Kosovës ftohen ta dërgojnë nga një përfaqësues.