27-vjetori i masakrës së Srebrenicës, Micheli: Të vazhdojmë të punojmë për paqen në Evropë

11 korrik 2022 | 13:28

Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel, në 27-vjetorin e masakrës së Srebrenicës, ka thënë se duhet të punojnë edhe më tutje për paqen në kontinentin evropian.

Masakrën e Srebrenicës, Micheli e ka quajtur si një nga momentet më të errëta në historinë moderne evropiane.

“27 vjet nga gjenocidi i Srebrenicës, një nga momentet më të errëta në historinë moderne evropiane. Zemrat dhe mendimet tona janë me viktimat dhe familjet e tyre. Ky përvjetor tragjik është gjithashtu një kujtesë: ne duhet të vazhdojmë të punojmë së bashku për paqen në Evropë dhe që Bosnja e Hercegovina të bëhet pjesë e Evropës”, ka shkruar ai në llogarinë e vet në “Twitter”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mbi 900 ankesa kanë dorëzuar qytetarët në Inspektoratin Policor të…