Elton Deda flet për Covid-19:Më tremb e ardhmja
Këngëtarit Elton Deda ka rrëfyer ndjesitë e tij, teksa ndodhet i mbylur brenda katër mureve të shtëpisë, si të gjithë shqiptarët.
Në një lidhje me “Skype” për “News 24″, Deda u shpreh se ka frikë nga ajo çfarë e pret të nesërmen dhe se sipas tij, kjo situatë do të ketë ndikim të madh, në të gjithë ekonominë shqiptare.
Deda këshillon që e gjithë vëmendja e qeverisë të jetë tek shqiptarët që kanë humbur vendet e punës dhe mbyllja e bizneseve, pasi shumë njerëz nuk kanë as ushqime në shtëpi.
“Unë i trembem së ardhmes, pasi ajo nuk duket me dritë. Nuk shikoj gjëra të ndritshme , të bukura. Do të kalojmë në një recension ekonomik të paparë. Mesazhi im duhet të ishte shumë optimist, po nuk e ndjej veten ta bëj. Ndaj nuk dua të shtirem. S’e ndjej veten shumë optimist. Do kemi luhatje të mëdha ekonomike që do përjetojnë njerëzit dhe Eltoni. Por them; durim, durim. S’dua të them gjera që janë kot; “oh sa bukur po kalojmë në shtëpi”. I trembem të nesërmes. Ka gjera që do vijnë natyrshëm. Asgjë nuk vjen e forcuar. Unë i trembem të ardhmes, pasi ajo nuk duket me dritë. Nuk shikoj gjëra të ndritshme , të bukura. Do të kalojmë në një recension ekonomik të paparë. Nuk kam çfarë të them, se artistët nuk kanë pse të ndihmohem. Ka njerëz që s’kanë bukë t hanë. Ka njerëz që janë pushuar nga puna. Artist është një gradë që është keqtrajtuar në të kaluar. Por në këto momente që jemi, duhet ë ndihmohem njerëzit që kanë dalë prej pune, njerëzit që kanë falimentuar me bizneset”, ka deklaruar Deda.
Kjo deklaratë e këngëtarit vjen tre javë pasi e gjithë Shqipëria ndodhet në izolim për shkak të situatës së krijuar nga koronavirusi.