276 viktima të reja nga Covid-19 në Spanjë, ky është numri i përgjithshëm
02 maj 2020
| 12:56
Ministria e Shëndetësisë e Spanjës ka njoftuar se numri i viktimave të koronavirusit në këtë shtet ka shkuar në 25,100 pasi në 24 orët e kaluara u regjistruan edhe 276 viktima të reja.
Përpos të vdekurve, gjatë kësaj periudhe u shënuan edhe mbi 1,300 raste të reja të infektimeve. Kështu, numri i përgjithshëm i të infektuarve shkoi në 216,582.
Spanja është një ndër vendet më të goditura në Evropë dhe në botë nga virusi i ri, por ditëve të fundit ka shënuar rënie të rasteve të reja, shkruan “Reuters”. Si rrjedhojë, qeveria spanjolle javë më parë vendosi që t’i lehtësojë masat e izolimit, duke i lejuar fillimisht fëmijët që të dalin jashtë nga një orë në ditë nën mbikëqyrjen e të rriturve.