28 fëmijë u pranuan për trajtim në Klinikën e Pediatrisë
17 janar 2019
| 08:45
Emergjenca Pediatrike e QKUK-së, në 24 orët e fundit ka pasur 78 fëmijë që kanë kërkuar ndihmë mjekësore.
Prej tyre, 28 fëmijë janë pranuar për trajtim të mëtejmë mjekësore, raporton “Epoka e re”.
Në ambulancat specialistike, mjekët specialistë të profileve të ndryshme kanë kontrolluar 70 fëmijë që kanë pasur shqetësime shëndetësore.
/Epoka e re/