28 mijë e 340 palestinezë të vrarë në Gaza që nga 7 tetori
12 shkurt 2024
| 12:05
Sulmet izraelite në Gaza kanë vrarë 28 mijë e 340 palestinezë dhe kanë plagosur 67 mijë e 984 të tjerë që nga 7 tetori, tha të hënën ministria e shëndetësisë në Gaza.
Sipas ministrisë, shumica e viktimave kanë qenë gra dhe fëmijë dhe mijëra trupa të tjerë ka të ngjarë të mbeten të pa numëruar nën rrënojat në të gjithë Gazën.