28 Nëntori, ditë pushimi në Kosovë
20 nëntor 2019
| 16:10
Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, ka bërë me dije se ka marrë vendim që 28 Nëntori-Dita e Flamurit të jetë ditë pushimi në Republikën e Kosovës.
“Me rastin e Ditës së Flamurit, mbështetur në Ligjin për Festat Zyrtare, kam marrë vendim që 28 Nëntori, të shpallet ditë pushimi në territorin e Republikës së Kosovës, për t’i respektuar vlerat e traditës kombëtare shqiptare. Vendimi, që 28 Nëntori të jetë ditë pushimi, është i motivuar nga aspekti historik, tradicional dhe politik”, ka shkuar Haradinaj në llogarinë e vet në “Facebook”.
/Epoka e re/