28 Nëntori, kohë feste, dhembje dhe reflektimi

28 nëntor 2019 | 08:48

Shkruan: Bardhyl Mahmuti

Tragjedia e përmasave kombëtare që shkaktoi tërmeti në Shqipëri, ka bërë që këtë vit, shqiptarët, kudo qofshin në botë, të ndihen më të pikëlluar në Festën e Flamurit. Sidoqoftë, edhe në këto momente zie, ne do të kujtojmë 28 Nëntorin që simbolizon sintezën më sublime ku gjaku dhe sakrifica kurorëzohen me realizimin e pjesshëm të aspiratave tona kombëtare. I kujtojmë momentet më të rëndësishme të historisë sonë kombëtare, sepse 28 Nëntori i Skënderbeut, 28 Nëntori i Ismail Qemalit dhe 28 Nëntori i Adem Jasharit mbajnë si flakadanë aspiratën e pashuar të shqiptarëve në Maqedoni, në Mal të Zi, në Kosovën Lindore dhe në Çamëri.

LAVDI të gjithë atyre që dhanë gjakun për themelet e lirisë sonë!

Të dashur miq,

Krahas tragjedisë që përjetuam nga tërmeti, në 28 nëntorin e këtij viti do të kujtojmë faktin se një numër i konsiderueshëm luftëtarësh të shquar të UÇK-së janë dënuar në procese të montuara gjyqësore, të motivuar politikisht, dhe mbahen padrejtësisht në burg.

Të kujtojmë se luftëtarë të tri luftërave të fundit u dënuan me burg të përjetshëm për shkak të kurdisjes së “Rastit të Kumanovës”.

Të kujtojmë se një numër i konsiderueshëm i luftëtarëve të lirisë janë ftuar nga Gjykata Speciale në Hagë dhe do të jenë të shtrënguar të ballafaqohen me njërën nga padrejtësitë më të mëdha që nga periudha e përfundimit të luftës në Kosovë.

Respekt atyre që vazhdojnë përpjekjet për realizimin e plotë të aspiratave tona kombëtare!

Urime 28 Nëntori!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka uruar shqiptarët me rastin…