28 Nëntori, Limaj: Kjo festë simbolizon tri ngjarje me rëndësi jetike të qenies tonë në liri

28 nëntor 2024 | 11:50

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj i ka uruar shqiptarët për 28 Nëntorin.

Ai ka postuar në ‘Facebook’ një video në kohën e luftës, duke theksuar se festa kjo që simbolizon tri ngjarje me rëndësi jetike për ekzistencën e qenies tonë në liri.

“28 Nëntori i Krujës së Skënderbeut, kur u vunë themelet e para të rrugës së cilës kombi ynë do ta ndiqte përjetësisht. Nëntori i dytë, kur në Vlorën historike u ringrit flamuri për të shpallur shtetin nga Ismail Qemali. Dhe përfundimisht, me Nëntorin e tretë, i cili personifikohet me komandantin tonë legjendar Adem Jashari, i cili jo vetëm se pati ditëlindjen me këtë datë, por edhe shpalli veprën e tij më 28 Nëntorin e vitit 1997, Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, duke shënuar faqet më të arta të historisë moderne. Lavdi dëshmorëve të kombit! Rroftë kombi shqiptar!”, ka shkruar Limaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në seancën e sotme në Hagë ish-pjesëtarët e Ushtrisë Çlirimtare…