28 Nëntori ‘pajton’ Ramën dhe Metën, mbahet ceremonia e ngritjes së flamurit në Vlorë
28 nëntor 2021
| 11:01
Festimet për ditën e flamurit kanë bërë bashkë në Vlorë kryeministrin Edi Rama dhe presidentin Ilir Meta.
Ata kanë zhvilluar homazhe dhe kanë vendosur kurora me lule në monumentin e Pavarësisë.
E pranishme ishte dhe kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolla, si dhe drejtues lokalë.
Disa aktivitete janë parashikuar të mbahen gjatë ditës së sotme me rastin e 28 nëntorit Ditës së Flamurit.
Shqipëria sot feston 109-vjetorin e shpalljes së pavarësisë. Më 28 Nëntor 1912, Ismail Qemali ngriti flamurin në Vlorë duke shpallur Shqipërinë shtet sovran dhe të pavarur.
Ndërkohë 28 nëntori për të gjithë shqiptarët kudo ndodhen njihet si Dita e Flamuri.