28 raste me Covid dhe 4 mijë e 707 të vaksinuar në Kosovë

29 tetor 2021 | 15:00

Ministria e Shëndetësisë (MSh) ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit janë paraqitur 28 raste të reja me Covid.

Sipas kësaj ministrie, gjatë kësaj periudhe kohore janë dhënë 4 mijë e 707 doza të vaksinës kundër Covid-19.

“Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1 558 528 doza të vaksinës.  Deri më sot 720 378 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. Nga 1.958 testime, 28 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin Covid-19. Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes. Sot janë shëruar 25 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 157 317. Në total numri i rasteve aktive është 431”, ka njoftuar MSh-ja.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve(KQZ) sot do të certifikojë rezultatin e…