28 raste të reja me Covid
26 mars 2022
| 17:20
Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, nga 1.027 testime, 28 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin Covid-19.
Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.
Sot janë shëruar 49 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 223.540.
Në total numri i rasteve aktive është 654.