28 vjeçari nga Skenderaj dërgohet pa shenja jete në Spitalin e Mitrovicës, policia nis hetimet
30 prill 2023
| 22:06
Mesditën e së dielës një 28-vjeçar nga Skenderaji është dërguar në Spitalin e Mitrovicës por që i njëjti ka rezultuar të jetë pa shenja jete.
Zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti ka thënë se prokurori i rastit ka urdhëruar hetime për zbardhjen e rrethanave të rastit.
“Sot rreth 14:30 Policia ka pranuar informatën se në Spitalin Rajonal të Mitrovicës është sjellë pa shenja jete një 28-vjeçar nga Skenderaj. Hetuesit policorë me autorizim të prokurorit kanë nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të rastit”, ka njoftuar zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Mitrovicës.
Zahiti po ashtu njoftoi se me urdhër të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion.