![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2022/09/policia-1.jpg)
28-vjeçari rrah nënën në Durrës, arrestohet nga policia
04 shtator 2022
| 13:50
Një 28-vjeçar ka rënë në prangat e policisë, pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj nënës së tij.
“Specialistët për hetimin e krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës arrestuan në flagrancë, për veprën penale ‘Dhuna në familje’, shtetasin K. Ç., 28 vjeç, banues në lagjen ‘nr. 7 Durrë’s, pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj nënës së tij”, ka njoftuar policia.